Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, vendosën kurora pranë pllakës që shënon sinagogën e fundit në Kosovë, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit.
Ceremonia përkujton viktimat e vrasjeve masive, djegieve në krematoriume dhe kushtet çnjerëzore në kampet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Si popull që ka përjetuar gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, Kosova tregon empati dhe kujtesë të veçantë për viktimat, duke rikujtuar rëndësinë e mos-përsëritjes së këtyre tragjedive.




