Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se përmbytjet po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të reshjeve të mëdha dhe shkrirjes së shpejtë të borës.
Janari 2026 shënoi reshje rekord: nga 1-10 janar mesatarisht ranë 124.1 mm, rreth 50% më shumë se mesatarja historike 1961-2024. Lumenjtë kryesorë, si Drini i Bardhë, Sitnica, Ibri dhe Ereniku, patën ngritje të shpejta të ujit, duke shkaktuar përmbytje në pjesë të mëdha të vendit.
Sasia më e lartë e reshjeve u regjistrua në Junik (400.4 mm), ndjekur nga Gllogjan, Radoniq, Kuqishtë dhe qytete të tjera. Përmbytjet e fundit konsiderohen me periudhë kthyese hidrologjike prej 50 vitesh, sidomos në pellgun perëndimor të Drinit të Bardhë.




