Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar milionat e viktimave të pafajshme të vrara dhe të persekutuara.
Në një postim në “X”, Osmani theksoi se nderojmë kujtimin e tyre dhe ripërtërijmë angazhimin për të mos harruar kurrë të kaluarën dhe për t’u ngritur kundër të gjitha formave të urrejtjes.
Sot, Osmani së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe kryetarin në detyrë të Kuvendit, Dimal Basha, vendosën kurora me lule pranë pllakës që shënon sinagogën e fundit në Kosovë, pjesë e çarshisë së vjetër të Prishtinës.




