Në rigjykimin ndaj Muhamet Alidemajt, i akuzuari për krime lufte gjatë Masakrës së Izbicës në mars 1999, Prokuroria Speciale dhe mbrojtja e viktimave kërkuan aktgjykim dënues, duke argumentuar pjesëmarrjen e tij aktive në vrasjen e 130 civilëve dhe maltretimet ndaj popullsisë civile.
Mbrojtja e të akuzuarit, përmes avokatëve Millosh Deleviq dhe Dejan Vasiq, kërkoi aktgjykim lirues, ndërsa Alidemaj deklaroi se është i pafajshëm.
Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar më parë me 15 vjet burgim, por Apeli e ktheu rastin për rigjykim për shkak të mungesës së arsyetimit të plotë të faktit.




