Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi se Komuna do të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet kompetente pas arrestimit të tre zyrtarëve për dyshim ryshfeti dhe keqpërdorim detyre, njëri prej të cilëve u kap në flagrancë duke marrë ryshfet.
Rama theksoi në Facebook se “askush nuk është mbi ligjin” dhe se institucioni mbetet i hapur për verifikime dhe veprime procedurale, duke riafirmuar përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të drejtësisë.




