Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë pjesë në lansimin e Rrjetit të Grave në Sektorin e Sigurisë në Kosovë, një nismë e Fondacionit Jahjaga që synon fuqizimin e rolit të grave në institucionet e sigurisë.
Projekti, i mbështetur nga Mbretëria e Holandës, u formalizua përmes nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit ndërmjet Fondacionit Jahjaga dhe institucioneve të sigurisë, përfshirë Shërbimin Korrektues të Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës u përfaqësua nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Ridvan Hoti, i cili rikonfirmoi përkushtimin institucional për barazi gjinore dhe përfshirje aktive të grave në sektorin e sigurisë, në përputhje me Agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë dhe Rezolutën 1325 të OKB-së.





