Lumi Sitnica ka dalë nga shtrati në zonën e Lipjanit në mëngjesin e së martës, si pasojë e reshjeve të fundit që kanë rritur nivelin e ujit. Megjithëse zona është e mbrojtur me barriera, dalja nga shtrati dëshmon për intensitetin e reshjeve, ndërsa deri tani nuk janë raportuar dëme materiale.
Si pasojë e grumbullimit të ujit në rrugë, është mbyllur përkohësisht aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin te fshati Sojevë. Policia ka udhëzuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative dhe ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
Ndërkohë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, edhe gjatë ditës së martë priten reshje shiu në disa zona të vendit.




