Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki, dhe Atasheun Kolonel Tomofumi Iwasaki.
Gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në rajon, zhvillimi i FSK-së dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.
Gjeneral Jashari vlerësoi mbështetjen japoneze për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së përmes trajnimeve dhe shkollimit. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit strategjik.




