Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të votave për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim. Sipas KQZ-së, deri më 28 janar janë rinumëruar mbi 80% e vendvotimeve, përkatësisht 2.061 nga gjithsej 2.557.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se deri tani 30 komuna kanë përmbyllur plotësisht procesin e rinumërimit, ndërsa kanë mbetur më pak se 500 vendvotime në 8 komuna të tjera.
Rezultatet e rinumërimit publikohen në platformën zyrtare të KQZ-së pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim.




