Avokati Egzon Doli, mbrojtës i njërit prej personave të intervistuar në rastin e manipulimit të rezultateve zgjedhore në Malishevë, ka deklaruar se klienti i tij ishte në cilësinë e anëtarit të komisionit dhe se nuk mund të japë detaje të tjera, pasi rasti është ende në fazë të hershme hetimi.
Ai theksoi se roli i klientit të tij lidhet me procesin e numërimit të votave dhe se është përgjegjësi e Prokurorisë të argumentojë pretendimet dhe të sjellë fakte të detajuara. Doli gjithashtu kujtoi se çdo person i përfshirë ka të drejtën e prezumimit të pafajësisë.




