Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, deklaron se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin KO325/25 për zgjedhjen e Nenad Rašić në pozitën e Nënkryetarit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe përmban gabime në interpretim.
Ai sqaron se Gjykata nuk ka mandat për të interpretuar Rregulloren e Kuvendit, e cila përcakton se interpretimi përfundimtar i saj i takon Kryetarit të Kuvendit. Basha thekson se, pas refuzimit të propozimit nga shumica e deputetëve serbë, aktivizoi procedurën e shortit sipas nenit 12, paragrafi 7 të Rregullores, duke siguruar trajtim të barabartë dhe duke përfunduar zgjedhjen e Rašiç me votim të suksesshëm prej 71 deputetësh.
Ai përfundon se të gjitha pretendimet e Gjykatës janë të pabaza.




