Bllokimi i pikave kufitare në rajon dhe BE ka ndikuar direkt në kompanitë kosovare, duke vonuar dërgesat për në Britani, Gjermani dhe Kroaci. Kompanitë si “Relux” dhe “Kalaja Epox” rrezikojnë të humbasin kontrata dhe të dëmtojnë reputacionin, ndërsa konsumatorët mund të përballen me rritje çmimesh.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë paralajmëron pasoja ekonomike dhe kërkon masat mbrojtëse, ndërsa ekspertët nënvizojnë varësinë e madhe të Kosovës nga importi dhe nevojën për të zhvilluar prodhim vendor dhe politika që mbrojnë ekonominë nga krizat e jashtme.




