Bordi i Paqes, një iniciativë e nisur nga presidenti amerikan Donald Trump, ka mirëpritur Republikën e Kosovës si anëtare themeluese të organizatës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Bordi i Paqes përmes një postimi në platformën “X”, ku thuhet: “Bordi i Paqes e mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”.
Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes është formalizuar më 22 janar të këtij viti, kur presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nënshkroi dokumentin përkatës të anëtarësimit. Ajo ishte e vetmja lidere grua që nënshkroi këtë iniciativë ndërkombëtare.
Ky zhvillim vlerësohet si një hap i rëndësishëm për forcimin e rolit të Kosovës në nisma ndërkombëtare që synojnë promovimin e paqes dhe bashkëpunimit global.




