Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për rastin e Belinda Ballukut, duke vendosur të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Deputetët e Partisë Socialiste kanë kërkuar që fillimisht të qartësohet vendimi për pezullimin ose jo të saj nga detyra, pas masës së marrë nga GJKKO me kërkesë të SPAK. Kryeministri Edi Rama e ka kundërshtuar këtë vendim, duke e dërguar çështjen në Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, ndërsa Balluku është rikthyer përkohësisht në detyrë deri në shqyrtimin në themel të rastit.




