Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra do të luajë në mars ndeshjet vendimtare të fazës së dytë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026.
Ndeshja e parë zhvillohet më 5 mars në Vantaa të Finlandës, ndërsa takimi i dytë më 8 mars në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kosova bën pjesë në Grupin 1 së bashku me Francën dhe Kroacinë, ku lufton direkt me Finlandën për vendin e tretë që mund të sigurojë kualifikimin në Evropian. Këto duele priten të jenë vendimtare për fatin kualifikues të Kosovës.




