Aktori Edi Kastrati dhe trupa e Teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë shprehën mbështetje për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
Kastrati theksoi rëndësinë e drejtësisë së paanshme dhe përgjegjësinë e artistëve për të qëndruar në anën e së vërtetës, ndërsa përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, vlerësoi rolin e komunitetit artistik në nxitjen e ndërgjegjes kolektive.
Platforma do të vazhdojë takimet në qytete të ndryshme për mobilizimin qytetar drejt marshit.




