Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar për tre javë ligjërata vetëdijesuese për rreziqet nga mjetet shpërthyese në 48 shkolla në mbarë Kosovën, duke përfshirë edhe komunitetet jo shumicë.
Në këto aktivitete morën pjesë mbi 1,680 nxënës të ciklit fillor dhe të mesëm të ulët.
Ligjëratat u zhvilluan nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe sigurisë së nxënësve.




