Kryeprokurori Enis Gashi njoftoi se në aksionin për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Malishevë janë intervistuar 68 persona, përfshirë 15 kryesues dhe 43 komisionerë. Për 15 kryesues është caktuar ndalimi 48-orësh, ndërsa për disa prej tyre pritet kërkesa për paraburgim. Prokuroria ka siguruar prova se gjashtë komisionerë kanë bashkëpunuar për të ndryshuar rezultatet për kandidatë të caktuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë edhe në vendvotime të tjera.




