Ministrja në detyrë për Punët e Jashtme, Donika Gërvalla, vlerësoi kontributin e shkrimtarit Ismail Kadare në 90-vjetorin e lindjes së tij, duke theksuar se ai nuk e pa Kosovën nga larg dhe përdori letërsinë për të dëshmuar plagët e saj.
Kadare ruajti gjuhën, identitetin dhe kulturën e popullit shqiptar, duke i dhënë Kosovës një zë ndërkombëtar dhe duke treguar se një komb mund të mbetet pa shtet, por jo pa identitet.




