Instituti Albanologjik i Prishtinës ka reaguar ndaj, siç e cilëson, presionit politik dhe publik të ushtruar nga ministrja në detyrë e MAShTI-t, Arbërie Nagavci, pas njoftimit të saj për t’iu drejtuar Prokurorisë Speciale lidhur me procesin e zgjedhjes së drejtorit.
Instituti thekson se Këshilli Drejtues ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin, statutin dhe rregulloret në fuqi, duke e cilësuar iniciativën për ndjekje penale si kërcënim dhe tentim për frikësim.
Sipas Institutit, zgjedhja e drejtorit është proces demokratik i brendshëm dhe kërkohet nga ministrja të respektojë pavarësinë institucionale dhe vullnetin e punonjësve shkencorë.




