Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave ka përfunduar në 85% të vendvotimeve, duke përfshirë 2,156 nga 2,557 gjithsej.
Rinumërimi është përmbyllur në 32 komuna, ndërsa kanë mbetur rreth 400 vendvotime në gjashtë komuna të tjera.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, siguron se procesi po zhvillohet sipas ligjit dhe me transparencë, dhe pritet të përfundojë brenda ditëve të ardhshme.




