Organizatorët e marshit “Drejtësi, jo politikë” kanë falënderuar kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për mbështetjen publike ndaj kësaj nisme. Sipas tyre, kjo përkrahje përcjell mesazh të qartë se drejtësia duhet të jetë e paanshme, larg ndikimeve politike dhe në shërbim të së vërtetës.
Marshi do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga mbarë Kosova, me qëllim kërkimin e drejtësisë së vërtetë dhe dinjitetit njerëzor.




