Analisti Shenoll Muharremi ka vlerësuar se pas zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, jo vetëm opozita është e dëshpëruar me rezultatin, por edhe partia fituese po shfaq mungesë vullneti për të nisur qeverisjen. Sipas tij, nuk po vërehet as iniciativë e as gatishmëri për punë konkrete.
Ai u ka bërë thirrje fituesve që të fillojnë menjëherë me veprime, duke theksuar se dështimet në sektorin e energjisë, ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë po rëndojnë qytetarët dhe bizneset. Muharremi ka paralajmëruar për rritjen e deficitit tregtar dhe ka kërkuar projekte madhore që do të linin gjurmë në zhvillimin e vendit.




