Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se i është drejtuar Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës.
Nagavci ka theksuar se personat e dyshuar kanë kryer vepra penale, përfshirë:
Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar (Nen 414, par.1 i Kodit Penal)
Cenim të të drejtave në marrëdhëniet e punës (Nen 218 i Kodit Penal)
Bashkëkryerje (Nen 31 i Kodit Penal)
Ajo ka shtuar se veprimet e kundërligjshme janë kryer për përfitime personale, duke tejkaluar autorizimet ligjore dhe duke shkelur dispozitat në fuqi.
Ministrja Nagavci ka theksuar se pret që organet kompetente të veprojnë dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë, duke riafirmuar përkushtimin e saj ndaj ligjit, transparencës dhe meritokracisë.




