Stacioni Policor në Gjakovë ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhërarrest gjyqësor, pas një operacioni hetimor.
L.K, 30 vjeç, ishte i dënuar për “Vjedhje e rëndë” dhe “Lëndim i lehtë trupor” me 1 vit e 8 muaj burgim, ndërsa L.M, 27 vjeç, për “Vrasje në tentativë” me 3 vjet burgim, përfshirë edhe 6 muaj arrest shtëpiak.
Të dy janë dërguar për vuajtje të denimit sipas vendimeve gjyqësore.




