Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi pritjen vjetore me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, duke rikonfirmuar orientimin euroatlantik të vendit dhe angazhimin për integrimin në Bashkimin Evropian.
Ai theksoi rëndësinë e partneritetit me SHBA-të, mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës, fqinjësinë e mirë në rajon dhe rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik.
Begaj vuri në pah progresin në negociatat për anëtarësim në BE dhe përkushtimin e Shqipërisë për forcimin e sigurisë kombëtare, dialogut rajonal dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.




