Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka deklaruar se të gjithë kandidatët për deputet që dyshohet se kanë përfituar nga shtimi i votave do të jenë subjekt i hetimeve. Ajo theksoi se asnjë person nuk do të amnistohet, pavarësisht funksionit që mban, përderisa ekzistojnë prova të mjaftueshme. Sipas Pulës, hetimet do të bazohen në deklarimet e komisionerëve, kryesuesve dhe prova të tjera materiale, me qëllim ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor.




