Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, mbajti kolegjium me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive për të diskutuar trajtimin e rasteve të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit 2025.
Ai vlerësoi profesionalizmin e prokurorëve dhe kërkoi unifikimin e veprimeve hetimore për rastet e dyshuara për manipulim dhe falsifikim votash, me qëllim garantimin e integritetit të procesit zgjedhor dhe mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve.




