Rinumërimi në nivel vendi po shkon drejt përfundimit, ndërsa KQZ ka evidentuar manipulime me vota për shumicën e kandidatëve. Mbi 95% e tyre kanë pësuar shtesë ose heqje votash, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka arrestuar disa persona.
Megjithatë, disa kandidatë nuk kanë pësuar ndryshim në vota pas rinumërimit:
Lëvizja Vetëvendosje: Vigan Qorolli dhe Avdullah Klinaku
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Xhemile Murati Shabani, Edona Sylejmani dhe Esmehan Karkuki
Në Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, asnjë kandidat nuk ka mbetur pa ndryshim votash./Gazeta Express/




