Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës, D.G., A.G. dhe B.S., të arrestuar të martën nën dyshimin për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje ryshfeti”.
Gjyqtarja e procedurës paraprake vlerësoi se kërkesa e Prokurorisë ishte e bazuar dhe se paraburgimi është masa e vetme për të garantuar rrjedhën e pa penguar të procedurës penale.
Palët e pakënaqura kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.




