Një person është gjetur pa shenja jete sot në një automjet në Veternik të Prishtinës.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit, njofton zëdhënësi Enis Pllana.




