Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 52 aksidente trafiku, prej të cilave 21 me persona të lënduar dhe 31 me dëme materiale. Sipas Policisë së Kosovës, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 2 mijë e 282 tiketa, ndërsa janë arrestuar 80 persona, prej të cilëve 15 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në ndalim policor. Policia u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e trafikut për më shumë siguri.





