Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka paralajmëruar se protestat e transportuesve dhe kufizimet e reja të BE-së për qëndrimin e shoferëve nga Ballkani Perëndimor po shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike, shtrenjtim të transportit dhe rrezik për mungesë të produkteve.
Ai tha se transporti është rritur për 15–20 për qind dhe se, nëse situata vazhdon, Kosova – e varur kryesisht nga importi – mund të përballet me rritje çmimesh dhe furnizim të pasigurt, duke kërkuar reagim të shpejtë të qeverive të rajonit ndaj BE-së.




