Njësia Anti-Drogë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren ka zhvilluar sot një operacion policor në Suharekë, në kuadër të hetimeve për veprimtari të dyshuara që lidhen me posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike.
Sipas burimeve të afërta me hetimin, aksioni është ndërmarrë mbi baza të informatave konkrete të siguruara nga inteligjenca policore, të cilat kanë çuar në bastisje të targetuara në disa lokacione të dyshuara.
Fokusi i operacionit ka qenë gjetja dhe sekuestrimi i narkotikëve, si dhe identifikimi i personave të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm. Deri tani nuk është konfirmuar zyrtarisht ndonjë arrestim, ndërsa aksioni po vazhdon dhe priten zhvillime të reja gjatë orëve në vijim.
Policia pritet të dalë me njoftim zyrtar pas përfundimit të operacionit.




