Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, reagoi ndaj kërkesës së KESCO-s për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 21.4%, duke theksuar se pasurimi i kompanive të energjisë po bëhet në kurriz të qytetarëve. Ajo theksoi se rritje të ngjashme kanë kërkuar edhe KEDS, KOSTT dhe KEK.
Bajrami kujtoi premtimin e kryeministrit Albin Kurti për uljen e çmimit të energjisë dhe paralajmëroi se çdo rritje çmimi ka efekt zinxhir në shtrenjtimin e të gjitha produkteve.
Sipas saj, shtesat dhe pagesat sociale nuk janë shenjë e zhvillimit ekonomik, por pasojë e varfërimit të qytetarëve. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë kundër çdo vendimi të padrejtë të institucioneve dhe qeverisë.





