Sot, më 29 janar 2026, Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI), realizuan një operacion të përbashkët në Pejë dhe Gjakovë kundër barnatoreve të dyshuara për tregtim barnash të kontrabanduara.
Gjatë kontrollit u sekuestruan 988 pako medikamentesh, me vlerë të përafërt rreth 10,000 euro, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe banderollave fiskale. Shtatë njësi operative morën pjesë në aksion, ku një njësi kontrolloi Gjakovën, ndërsa gjashtë të tjera Pejën.
Dogana dhe AKI theksuan se aksioni zhvillohet në përputhje me procedurat standarde, duke synuar mbrojtjen e shëndetit publik, parandalimin e kontrabandës dhe forcimin e sundimit të ligjit.




