Dogana e Kosovës po merr pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e Teknologjisë të Organizatës Botërore të Doganave (WCO), e cila po mbahet në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, me temën: “Customs Agility in a Complex World: Securing and Facilitating Trade through Innovation”.
Ngjarja ndërkombëtare mblodhi përfaqësues të administratave doganore nga mbi 100 vende dhe ofron një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive mbi zgjidhjet inovative dhe teknologjitë moderne që përmirësojnë sigurinë kufitare dhe lehtësojnë tregtinë ndërkombëtare.
Pjesëmarrja e Doganës së Kosovës dëshmon përkushtimin e saj për avancimin e kapaciteteve profesionale, modernizimin e proceseve doganore dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare të WCO-së.




