Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka njoftuar se dy ekspertët e saj në fushën e balistikës, Fejsal Lutfiu dhe Lutfi Raci, kanë kaluar me sukses testin ndërkombëtar Firearms Examination 2025-5262.
Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga kompania ndërkombëtare Collaborative Testing Services (CTS), ekspertët e AKF-së kanë arritur rezultate të larta, duke dëshmuar profesionalizëm, saktësi shkencore dhe përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare për ekzaminimin e armëve të zjarrit.
Ky sukses vlerësohet si dëshmi e përkushtimit të AKF-së për rritjen e kapaciteteve profesionale, sigurimin e cilësisë së ekspertizës forenzike dhe forcimin e besueshmërisë ndërkombëtare.
AKF ka bërë të ditur se do të vazhdojë investimet në zhvillimin profesional të stafit, në shërbim të drejtësisë dhe sigurisë publike.




