Policia e Kosovës ka ekstraduar nga Italia në Kosovë shtetasin F.V., i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Ekstradimi u realizua më 28 janar 2026, në bashkëpunim me autoritetet italiane. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse për procedurat e mëtejme ligjore.




