Ftoi është i njohur për vlerat e tij të shumta shëndetësore dhe përdoret gjerësisht në mjekësinë popullore. Pjesë të ndryshme të kësaj peme kanë efekt terapeutik, ndërsa farat e ftoit dallohen veçanërisht për vetitë qetësuese dhe anti-inflamatore.
Kur farat e ftoit hidhen në ujë, ato fryhen dhe formojnë një masë xhelatinoze me efekt zbutës, e cila ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së fytit, kollës dhe problemeve me frymëmarrjen. Ky lëng përdoret shpesh si shurup natyral kundër kollës, sidomos tek fëmijët, pasi është pa alkool dhe plotësisht natyral.
Si përgatitet:
Hidhni 1 lugë gjelle fara ftoi në 300 ml ujë të nxehtë
Mbulojeni enën dhe lërini të qëndrojnë për disa minuta
Lëngu pihet i ngrohtë ose në temperaturë ambienti
Mund t’i shtoni pak mjaltë për shije, pasi është lehtë i hidhur
Këshillohet të pihen 3–4 gota në ditë për qetësimin e kollës.
Përveç kësaj, lëngu i farave të ftoit përdoret edhe kundër diarresë, për shpëlarjen e gojës, gargarë për fytin dhe për problemet me mishrat e dhëmbëve. Substanca xhelatinoze mund të aplikohet edhe në lëkurë për djegie apo irritime.
Në përgjithësi, ftoi është i pasur me fibra, vitaminë C, hekur dhe kalium, duke ndihmuar në forcimin e imunitetit, shëndetin e zemrës, uljen e kolesterolit dhe parandalimin e anemisë.




