Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të shfuqizuar masën e sigurisë “arrest në burg”, duke lënë në fuqi vendimet e shkallëve të mëparshme gjyqësore.
Beqaj ndodhet në paraburgim në Durrës që nga 4 korriku 2024, pasi SPAK e ka akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me fondet e ndihmës së Bashkimit Evropian, si dhe për shpërdorim detyre në kontratën për pajisjet kirurgjikale.




