Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë për shënimin e Ditës Kombëtare të këtij shteti.
Gjatë takimit, Haradinaj i shprehu ambasadorit të Japonisë në Kosovë, z. IWAMA Kiminori, urimet më të përzemërta për këtë festë kombëtare. Ai theksoi se Japonia, si një shtet mik, ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm në zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe në forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare.
Haradinaj shprehu dëshirën që marrëdhëniet midis dy vendeve të thellohen edhe më tej në të ardhmen, duke forcuar bashkëpunimin dhe miqësinë mes Kosovës dhe Japonisë.




