Politologu Dorajet Imeri tha se rinumërimi i votave në QNR pritet të përfundojë nesër, ndërsa shpallja e rezultateve përfundimtare nuk pritet të vonohet më shumë se të shtunën.
Ai theksoi se pas certifikimit duhet të caktohet sa më shpejt mbledhja e parë e Kuvendit dhe miratimi i buxhetit, ndërsa paralajmëroi se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet brenda pesë javëve për të shmangur krizën institucionale.




