Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, ka deklaruar se nuk e di se nga kush i ishin shtuar 955 vota që i janë hequr pas procesit të rinumërimit në Pejë.
Ai ka sqaruar në Facebook se, megjithëse kishte vota të mjaftueshme për të siguruar mandatin edhe pa këto shtesa, ndjen obligim të sqarojë situatën dhe të mos lërë hije mbi fitoren e tij.
Kelmendi ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të hetojnë çdo manipulim të mundshëm të votave dhe është distancuar nga çdo ndërhyrje që bie ndesh me parimet e tij.
Ai ka theksuar se çdo shtesë e tillë është e papranueshme dhe nuk ka kërkuar nga askush që votat t’i shtoheshin.




