Kompania e energjisë elektrike KESCO ka kërkuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) rritjen e çmimit të rrymës me 21.4% për vitin 2026.
Sipas kërkesës, të hyrat maksimale të lejuara të furnizuesit për vitin e ardhshëm mund të arrijnë 528.78 milionë euro, krahasuar me 435 milionë euro të vitit 2025.
ZRRE tani do të shqyrtojë propozimin dhe vendosë nëse do ta aprovojë rritjen e çmimit.




