Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar përfundimisht procedurën e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb dhe rrjedhimisht konstituimin e Kuvendit.
Ai tha se pas këtij interpretimi nuk ka më vend për interpretime politike, ndërsa mbetet të pritet vendimi i Kushtetueses për afatin 30-ditor. Kryeziu theksoi se pas konstituimit, prioritet duhet të jetë ndryshimi i Rregullores së Kuvendit për të shmangur bllokadat institucionale në të ardhmen.




