Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot dëshmorët Vesel Avdyli, Ilir Mërturi dhe Naim Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tyre, duke bërë homazhe pranë varreve të tyre.
Pas homazheve, Kurti mori pjesë edhe në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorit Ilir Mërturi, në Parkun e Qytetit të Klinës, i cili mban emrin e tij.
Ai theksoi se kjo pllakë është shenjë e respektit shtetëror për sakrificën e dëshmorëve dhe një thirrje për ruajtjen e së vërtetës historike.
Në fjalën e tij, Kurti kujtoi edhe masakrat e fundjanarit të vitit 1999, kur forcat serbe vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës, përfshirë 21 luftëtarë të UÇK-së dhe nëntë civilë.
“Lavdi dëshmorëve Mërturi, Gashi dhe Avdyli, si dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar. Nderim martirëve të lirisë”, u shpreh Kurti.




