Gjatë qëndrimit në Tel Aviv, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u takua me Ambasadorin Dan Oryan, Drejtor i Departamentit të Diplomacisë Civile në Ministrinë e Jashtme të Izraelit. Në takim u diskutua për sfidat aktuale të Kosovës dhe Izraelit në arenën ndërkombëtare, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në nivel lokal.
Lladrovci shprehu gatishmërinë për zhvillimin e bashkëpunimit me komuna dhe partnerë relevantë izraelitë, duke e vlerësuar takimin si hap drejt forcimit të lidhjeve institucionale.




