Futbollisti kosovar Meriton Korenica pritet të largohet nga CFR Cluj gjatë afatit dimëror dhe është në negociata me skuadrën turke të Superligës, Konyaspor.
29-vjeçari, i cili ka luajtur më parë për gjashtë muaj te Manisaspori, është vlerësuar për shkathtësinë e tij dhe mund të luajë në disa pozita, duke qenë një ndihmë e madhe për trajnerin në rastet e mungesave./GazetaOLLE
Në këtë sezon te Cluj, Korenica ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 6 asistime në 31 paraqitje, duke treguar formë të lartë dhe duke rritur interesin e klubeve të huaja.




