Të enjten parashikohet mot me vranësira të shpeshta, të shoqëruara herë pas here me intervale me diell. Orët e paradites do të karakterizohen me më shumë kthjellime, veçanërisht në gjysmën e epërme të Kosovës.
Gjatë pasdites dhe mbrëmjes priten reshje shiu, ndërsa në zonat malore reshje bore. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10 deri në 33 km/h.
Temperaturat minimale do të zbresin nga 2 deri në 4°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 8 deri në 10°C.




